E dhimbshme/ Mes lotësh protestuesja merr megafonin: Polici më goditi nënën, do të gjej ...

E Enjte, 22 November 2018 12:14

Një nga policët ka goditur një zonjë 65-vjeç në protestën që po zhvillohet para godinës së Kuvendit.

Një vajzë e re, mes lotësh mori megafonin në dorë dhe tha para të gjithë protestuesve të tjerë, që do e gjente videon ku polici shihet duke i goditur të ëmën. Me zërin që i dridhej, vajza tha se gruaja kishte ardhur këtu për shtëpinë e saj dhe jo për të “vrarë Edin”, duke iu referuar kryeministrit.

“Këtu ka kamera, ka njerëz që filmojnë me celularë. Aty në fund ndodhet nëna ime. Një nga policët e ka goditur, unë do ta gjej atë video. Videon kur ai shkërdhata godet nënën time 65-vjeçare.

Do ta marr jetën o shkërdhatë që ngrite dorën në një moshë të tretë. Nuk e kam zakon të ofendoj, por kjo fjalë ishte pak për ty. Unë do ta marr jetën, ta dëgjojnë të gjithë.

Ju kërkoj ndjesë që kam përdorur fjalë banale, por është nëna ime. Më dhemb shpirti që e ka goditur. Turp për uniformën që keni veshur, që godisni një 65-vjeçare.

Nuk erdhi ta vriste Edin, erdhi këtu për shtëpinë e saj.”, deklaroi protestuesja./hashtag

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...