Veting edhe për dy kandidatë për anëtarë të KLP dhe KLGJ

Premte, 23 November 2018 09:26

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të zhvillojë sot një seancë dëgjimore me dy kandidatët pët Këshillin e Lartë të Prokurorisë KLP, Besnik Cani dhe Këshillin e Lartë të Gjykatës Luan Dervishi. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  do nisë sot në orën 10.00, seancën dëgjimore e Besnik Cani prokuror në Prokurorinë e Elbasanit, kandidat për KLP,  ku kandidati do t’i nënshtrohen Vetingut për ligjshmërinë e pasurisë dhe integritetin etik dhe profesionale.

Vetëm dy orë më vonë në orën 12.00, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do zhvillojë seanca dëgjimore e Luan Dervishi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër, kandidat KLGJ. Dy kandidatë janë të fundit që kalojnë sitën e vetingut nga lista e prokurove dhe gjyqtarëve që janë kandidat për dy organet e larta të sistemit të Drejtësisë, KLP dhe KLGJ. 

Login to post comments