Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se reshjet e shiut gjatë natës kanë shkaktuar bllokimin e aksit rrugor Levan-Tepelenë, si pasojë e rrëshqitjes së një masivi gurësh.
Bllokimi i rrugës ka ndodhur pranë Poçemit.
Kompanitë kontraktore kanë mbërritur në vendngjarje për të bërë vlerësimin e situatës dhe për të marrë masa për zhbllokimin e rrugës.
Ndërkohë, qarkullimi i automjeteve është devijuar duke përdorur rrugën e vjetër të Ballshit.