Në mbi 200 raste institucionet publike kanë refuzuar të japin informacione mbi kontratat koncesionare, prokurimet publike, vendimet gjyqësore apo arbitrazhin ndërkombëtar, ndonëse këto të dhëna duhen të jenë të hapura për publikun.
Sipas Komisionerit për Mbrojtën e të Dhënave Personale dhe të Drejtën e Informimit, Besnik Dervishi informacionet janë bërë publike vetëm pas vendimeve për transparencë, të marra nga ky dikaster.
Ndërkaq, për rritjen e transparencës, si një nga hallkat në luftën kundër korrupsionit, Dervishi kërkoi me tepër mbështtje financiare nga buxheti I shtetit.
Deklaratat e komisionarit u bënë gjatë nënshkrimit të një marrëveshjeje bashkëpunimi, me Avokatin e Popullit, Komisionerit Kundër Diskriminimit dhe zyrës së OSBE-së në vendin tonë, e cila në fokus garantimin e të drejtave të njeriut. Kjo marrëveshje pritet të ndikojë në rritjen e performancës dhe cilësisë së punës.