Një 43-vjeçar është gjetur i vdekur në makinën e tij në Shkodër.
Policia thotë se "rreth orës 17:15, ne vendin e quajtur në fshatin Dobraç, në rrugën e Pompave, drejtuesi i mjetit me inicialet A.H., 43 vjeç, banues ne fshatin Bardhaj Shkoder, është gjendur i vdekur ne mjetin tip Benz me targa AA 794 MK" .
Në vendngjarje ka mbritur grupi hetimor, ku nga veprimet e para hetimore si dhe nga deklarimet e personave që ishin në vendngjarje, dyshohet se drejtuesi i mjetit ka pësuar infarkt dhe për pasojë ka dalë nga rruga.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.