Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “burg pa afat”, për 18-vjeçarin Daniel Drobaj. 18-vjeçari akuzohet se hodhi kapsollën e cila i dëmtoi rëndë gishtat efektives së “Shqiponjave” Ina Nuka gjatë protestës e cila degjeneroi në dhunë para Kuvendit ditën e enjte. Drobaj u arrestua nga policia mbrëmjen e të premtes rreth 24 orë pas shpalljes në kërkim. Ndersa Avokati Alfred Duka pohoi se Danjeli ka pranuar se ka hedhur kapsolla por jo mbi policine por tek llamarinat e Xhamise se Namazgjase, Sipas avokati Duka nuk ka fakte se Danieli ka plagosur policen dhe se ai kishte dal per te protestuar per pronen e tij. Me tej Duka shtoi se Danieli eshte dhunuar nga policia pas ndalimit nga blute dhe futjes ne makine, dhe se klienti i tij nuk ka kryer veper penale pasi nuk ka ushtruar dhune mbi policine