Ish-zv.ministri sulmon Ramën: Pse nuk e qartëson rrugëtimin e tij akademik? Është një punim plagjiaturë? Apo…

Hënë, 26 November 2018 16:50

Ish-zv.minsitri i Arsimit, Taulant Muka, pak ditë pasi ka dhënë dorëheqjen ka sulmuar Kryeministrin Edi Rama, duke i kërkuar që të publikojë doktoraturën e tij.

Muka në një postim në Facebook, pyet nëse Rama e ka doktoraturën punim të tijin apo e ka plagjiaturë.
“Dhe nëse mban titullin “Doktor Shkencash”, pse kryeministri i vendit nuk e publikon “doktoraturën” e tij? Eshtë një punim plagjiaturë? Apo nuk ka diplomë fare? Eshtë kjo arsyeja pse kopjimin e një punimi kryeministri e konsideron një praktikë normale?”, shkruan më tej ish-zv.ministri.

POSTIMI I PLOTË

Heshtja e kryeministrit!
Pse ka frikë të reagojë kryeministri i vendit ndaj akuzave që unë kam bërë? Pse kryeministri i vendit nuk kontrollon diplomat (dhe CV-të) e ministrave, deputetëve dhe kryetarëve të bashkive kur i emëron (majtas dhe djathas), apo dhe të rektorëve dhe dekanëve etj? Përkundrazi, çdo intelektual Kryeministri e sheh si “armik”, i ul vlerat dhe dëshiron ta nënshtrojë, ndërsa “kopjacin intelektual” e sheh si mik dhe e ngre në detyrë?

Po kryeministri i vendit, pse nuk e qartëson rrugëtimin e tij akademik? Pse nuk i mohon të dhënat që ai mban gradën shkencore “Doktor Shkencash”, një titull i dhënë nga Akademia e Arteve në Tiranë? Mos harrojmë se në jetëshkrimin e Kryeministrit në institucionet e huaja përmendet që ai mban titullin profesor. Kjo konfirmohet edhe nga fakti që Kryeministri në vitin 2003, ka qënë si profesor vizitues (“visiting professor”) në Universitetin “Massachusetts Boston” (https://scholarworks.umb.edu/cgi/viewcontent.cgi… ). Si rrjedhojë, Kryeministri duhet të mbajë dhe gradën “Doktor shkencash”. Pyetja që lind është: Përse Kryeministri nuk e qartëson këtë detaj të “karrierës” së tij akademike? Dhe nëse mban titullin “Doktor Shkencash”, pse kryeministri i vendit nuk e publikon “doktoraturën” e tij? Eshtë një punim plagjiaturë? Apo nuk ka diplomë fare? Eshtë kjo arsyeja pse kopjimin e një punimi kryeministri e konsideron një praktikë normale? Media dhe shoqëria shqiptare duhet ti shtrojë sot shumë pyetje kryeministrit!

Login to post comments