Nis firmosja e peticionit për pezullimin e punimeve në "Unazën e re"

Hënë, 26 November 2018 18:15

Banorët e ‘Unazës së Re’ në ditën e 23-të protestës i kanë dërguar peticion Kryeprokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku. Mësohet se në peticionin drejtuar Markut, banorët kërkojnë ndërprerjen e punimeve për projektin e “Unazës së Madhe” dhe lirimin e 3 të arrestuarve.

Ata shprehen se kanë besim se Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme do t’i mbështesë. Në peticion ata e informojnë edhe për dhunën që eshtë ushtruar ndaj të shoqëruarve.

Kujtojmë se disa nga banorët e Unazës së Re të shoqëruar gjatë protestës së 22 nëntorit para Kuvendit, kanë akuzuar Policinë e Shtetit se kanë ushtruar dhunë ndaj tyre.

Modifikuar më Hënë, 26 November 2018 19:08
Login to post comments