Sot vijon moti i paqëndrueshëm ku vranësirat dhe shirat mbeten në të gjithë vendin, më të dukshme në zonat Veriperëndimore dhe pjesërisht në Qendër.
Në verilindje të territorit priten reshje dëbore. Pasditja dhe mbrëmja do të mbeten në të njëjtat kushte atmosferike.
Sipas Meteoalb era do të fryjë me shpejtësi 55 km/h nga Jugperëndimi duke gjeneruar në det dallgëzim 5 ballë.
Temperaturat e ajrit ulen ndjeshëm në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 3 në 19 gradë.