Gjykata liron të arrestuarin për vrasjen në Bllok

Tuesday, 27 November 2018 09:57

Dy ditë pas arrrestimit, Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë Ajaks Boshnjakun. Trupa gjykuese vendosi ndaj tij masën e sigurisë "detyrim paraqitje" ndaj tij.

Boshnjaku, i cili ishte shpallur në kërkim për përplasjen me armë në zonën e Bllokut, u vetëdorëzua në polici mbnrëmjen e së dielës, i shoqëruar nga avokati i tij.

Urdhër arresti për të ishte firmosur nga prokurorët Kreshnik Ajazi e Artan Lulo, pasi kishte dyshime se është i përfshirë në krimin që tronditi kryeqytetin.

Boshnjaku është mik me të dashurin e Elvana Gjatës, Ervin Matën, i shpallur në kërkim për masakrën e 4 tetorit.

Nga hetimet rezulton se Boshnjaku ka qenë i pranishëm në lokal në momentin kur komandoja Meviol Bilo iu kundërpërgjigj sulmit me armë nga Fabian Gaxha, duke lënë të vrarë këtë të fundit dhe duke plagosur Ervis Martinajn e Elion Hato.

Për ngjarjen e 4 tetorit në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha, janë arrestuar 3 të tjerë; Ervis Martinaj, Eljon Hato dhe Geldo Hoti.36-vjeçari Martinaj akuzohet për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë.

 Ndërsa në kërkim janë Ervin Mata, Fabio Allushi, Meviol Bilo.

Modifikuar më Tuesday, 27 November 2018 10:39
Login to post comments