Në tregun e këmbimit valutor vendas monedhat kryesore ndërkombëtare kanë regjistruar luhatje. Situata më pozitive paraqitet për dollarin amerikan, i cili është forcuar me 0.4 lekë për njësi kundrejt monedhës vendase. Valuta këmbehet sot për 109.6 lekë në blerje dhe 110.3 lekë në shitje.
Ndërkohë, valuta britanike dhe ajo e eurozonës kanë regjistruar një rënie të lehtë ndaj lekut. Paundi britanik është dobësuar me 0.3 lekë për njësi duke zbritur në nivelin e 139.7 lekëve. Situata e krijuar nga marrëveshja Brexit me sa duket do të vijojë të lëkundë ende valutën.
Ndërkohë, euro tashmë prej disa javësh vijon të luhatet në vlerat e 124 lekëve. Monedha është zhvlerësuar sot minimalisht me 0.2 lekë për njësi kundrejt monedhës kombëtare, për të zbritur në kursin e 124 lekëve.
Ndërsa, sa i takon monedhave të tjera të huaja, dollari australian dhe dollari kanadez kanë regjistruar rënie, respektivisht me 0.3 dhe 0.2 lekë për njësi. Ndërkohë, është rritur minimalisht me 0.1 lekë për njësi franga zvicerane, e cila këmbehet sot në pikat e këmbimit valutor për 109.4 lekë