ALUIZNI ka publikuar listën me 107 banesat që janë s’kualifikuar nga procesi i legalizimit për shkak të zbatimit të projektit të Unazës së Madhe. Përmes një deklarate për shtyp, ALUZINI ka deklaruar se vendimet e skualifikimi që prej ditës së sotme i janë përcjellë zyrtarisht secilit subjekt të interesuar me rrugë postare. Më tej, institucioni ka ftuar të gjithë qytetarët që preken nga ky projekt që të paraqiten pranë zyrave të drejtorive të ALUZINI-t për të sqaruar problematikën e tyre.
“Është e kuptueshme që për shkak të problematikave në terren, mund të ketë qytetarë që megjithëse posedojnë objekte në gjurmën e Projektit të miratuar, nuk e gjejnë veten në listën e publikua”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.
Ndërkohë, të gjithë këta qytetarë që gjejnë emrin në listë duhet të aplikojnë pranë Bashkisë së Tiranës për përfitimin e qirasë dhe strehimit social.
“Nga ana tjetër, sqarojmë se subjektet me leje legalizimi, subjektet me certifikatë pronësie të ligjshme, apo subjekte të tjera me pronësi të vjetër të certifikuar, nuk janë pjesë e kësaj liste, pasi ata janë përfshirë në listën e shpronësimeve për interes publik, që po harton ARRSH-ja”, sqaron më tej Drejtoria e Përgjithshme e ALUIZNI-