Këngëtarja e njohur Elvana Gjata, e cila konsiderohet si shkaku i sherrit në zonën e ish-Bllokut, prej të cilit mbeti një i vrarë e dy të plagosur, nuk është më në kërkim policor.
Sot ka përfundon afati 30 ditor që Gjata ishte në kërkim policor.
Burime bëjnë me dije se për Elvana Gjatën është dërguar njoftim në pikat kufitare, ndërsa mësohet se do të merret në pyetje vetëm nëse paraqitet atje.
Kujtojmë se mbrëmjen e 4 tetorit në ish-bllok, u vra Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.
Ndërsa dy ditë më parë Ajaks Boshnjaku është dorëzuar vullnetarisht në polici pasi është vënë në dijeni se kërkohej nga policia.
Boshnjaku është mik me Ervin Matën, partnerin e këngëtares Elvana Gjata.
Tashmë në kërkim është i dashuri i saj, Ervin Mata, dhe dy miqtë e tij, Fabio Alushi dhe Komandoja Mevjol Bilo. Ky i fund dyshohet se ka qëlluar me për vdekje Fabian Gaxhën me katër plumba si edhe më pas ka gjuajtur në drejtim të Eljon Hato-s dhe Ervis Martinaj-t.