Sazan Guri zbulon aferën tek Unaza e Re, fjala para protestuesve: Ja pse s'ju duan nëpër këmbë

E mërkurë, 28 November 2018 15:27

Një figurë e njohur si ajo e ambientalistit Sazan Guri e ka mbështetur fort sot protestën e banorëve tek Unaza e Re dhe ka folur publikisht para qytetarëve për atë që ai e quajti “babëzia”. ‘Babëzia e këtyre shkon deri në devijim lumenjsh”, tha Guri ndërkohë që shpalosi projektin në fjalë dhe ngriti pyetjen: "Po pse duhet bërë kjo rrugë më e gjerë edhe se autostrada?!"

“Ky lumë Lane, kjo pjesë me andër, - tregoi Guri hartën, -  është lumë natyror, është proces natyror,  po këtu Lana drejtohet! Lumenjtë e kanë këtë aftësi të tyre që janë të shtrembër, ndërkohë që ecin para dhe drejt. Ndërsa njeriu, që gjoja është i drejtë, ecën gjithmonë shtrembër sidomos kur është kryetar bashkie dhe kryetar qeverie", - thumboi ambientalisti.
"Pra, lumenjtë ecin para dhe shtrembër, ndërsa njeriu ecën mbrapa dhe gjoja drejt. - vazhdoi Guri. -  Prandaj ky është një rast tipik kur vendoset një objekt ndërtimi mbi një lumë natyror dhe këtë shembull këta duan ta bëjnë në gjithë bllokun e djathtë, nga mbikalimi deri tek Shqiponja.
I gjithë blloku i djathtë do të kthehet në një bllok pallatesh, ku qeveria dhe bashkia nuk do t’i ketë nëpër këmbë këta banorë, që sot quhen banorë të ligjshëm.
Përsa kohë këtyre nuk u ka thënë gjysëm fjale që "këtu jeni gabim", nuk u vuri njeri një spango që nga "këtu lejohet e këtu jo", që në 6- mujorin e parë, apo 6- vjetorin e parë apo në 26 vjet sot, këta quhen të ligjshëm!

Nuk devijohen lumenjtë! Lana nuk është përrua, është lumë natyror. Sa mirë i shërben një pallati ai. Le t’u shërbejë banorëve. 
Babëzia e tyre hyn deri në devijim lumenjsh, deri në devijim lumenjsh, për t’i shërbyer asaj që ata kanë qëllim të bëjnë. Ndaj e ardhmja e kësaj zone është...
Rrugë kaq të gjëra në hyrje nuk ka as Spanja, as Madridi! As Brukseli!
Le të merret një korsi për dy makina në të djathtë dhe dy makina në të majtë. Le ta bëjnë dhe me dy kate 0 një version! Po pse duhet të jetë kjo më e gjerë se autostrada jonë?! Pse duhet të jetë më e gjerë se vetë autostrada. Mund të marrë rrugë ndihmëse, që kërkojnë 4-5 metra, po jo 15 metra! Po këtu ka një lloj urrejtje qeveria me qytetarët e vet!" - nënvizoi Guri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...