Shqiponja e Era Istrefit kalon kufijtë shqiptare

E mërkurë, 28 November 2018 17:18

Sot festohet 106 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë dhe shumë personazhe të njohur të show-bizzit kanë shprehur urimet e tyre.

Mes tyre qëndron edhe këngëtarja me famë botërore Era Istrefi e cila së bashku me motrën e saj Nora Istrefi, të shfaqura me plis në koke, kanë formuar simbolin e shqiponjës dy-krenare.

Fotoja është shkrepur në Greqi dhe është shoqëruar me fjalinë “Krenarë ku’do që jemi”. Kujtojmë se Era Istrefi tashmë është një këngëtare me famë ndërkombëtare dhe u bë shumë e njohur pas publikimi të kënges “Bonbon” si dhe shumë bashkëpunimeve të tjera me Dj dhe këngëtarë të njohur.

Screenshot_1.jpg

Modifikuar më E mërkurë, 28 November 2018 17:20
Login to post comments