Një veprim i ulët nga ana e Erjon Veliajt është zbuluar një ditë pas showt mediatik që kryebashkiaku zhvilloi me “gjoja” banorë të “Astirit”. Veliaj tha se bisedoi me ta dhe u ra dakord që ata të ikin nga banesat e tyre. Por, sot, nga vëzhgimi i personave pjesëmarrës, rezulton se ata janë punonjës të policisë Bashkiake dhe që aktrojnë si banorë të Unazës.
“Për fat të keq në këtë ditë të shenjtë janë qindra protestues. Edi Rama dhe Erion Veliaj po iu mohojnë të drejtat kushtetuese, për strehim dhe ushtrim. Ata po dhunohen çdo ditë. Me urdhër të Edi Ramës dhe Erion Veliajt janë dhunuar burra, gra dhe fëmijë. Këta kanë një kauzë të fortë, duan të drejtën e tyre. Erion Veliaj pretendoi se ka bërë takim me banorët e Astrit. Këta nuk janë protestues. Ata që takoi Veliaj janë policë bashkiakë. Veliaj po mashtron opinionin publik, këtë nuk do ta arrijë dot. Televizionet me minuta të tëra japin Veliaj në lajme dhe nuk paraqesin protestën. Mediat të hetojnë mënyrën sesi po kryet projekti.”, u shpreh Albana Vokshi nga protesta.