Krijohet Shoqata “TIRONA INTELLECTUM”. Përurimi i “Tirona Intellectum” beri bashke familje te vjetra tironase, vec themeluesve Bogdani, Tabaku, Llagami, Gjinali, Mulleti, Arbana, Vaqarri, Zela, Kazanxhi, edhe shume te tjere si Saraçi, Fortuzi, Bakiu, Fagu, Konci, Vorpsi, Banka, Dingu, Maci, Xhafa, Shehri, Ferazini, Dervishi e Qesaraku, ne shtëpinë tipike tironce 400 vjeçare te Sali Shijakut! Krijimi i Shoqatës sapo është njoftuar para pak minutash në rrjetin social FB nga Mirela Bogdani,profesore ne Universitet dhe anetare e Keshillit Bashkiak Tirane, një themelueset e kësaj shoqate dhe përfaqësuese e denjë e familjeve tironse.
“Kur komuniteti jone po kalon përditë e me shume minorance ne qytetin e vet, bashkimi dhe përpjekjet e te gjithëve për te shpetu Tironen nga transformimi negativ i mëtejshëm është bere imperativ! Dhe ky takim, me bisedat e diskutimet e ngrohta e te dobishme rreth oxhakut te vjetër, na shijoi veçanërisht shume!”- shkruan Bogdani në rrjetin social FB.
Në fakt krijimi i shoqatës ishte paralajmëruar disa ditë më parë po nga Mirela Bogdani e cila shkruante: -”Ne, përfaqësues te disa familjeve autoktone tiranse, vendosem te krijojmë një shoqate për te përfaqësuar denjësisht dhe realisht Tiranen dhe komunitetin e saj. Krijimi i kësaj shoqate është bere imperativ, pasi identiteti dhe trashëgimia historike, kulturore dhe arkitekturore e Tiranes po humbasin çdo dite. Grupi nismëtar i krijimit te shoqatës përbëhet nga pinjolle te familjeve autoktone tiranse: Bogdani, Llagami, Tabaku, Gjinali, Mulleti, Arbana, Zela, Vaqarri, Farka dhe Kusi. Shoqatës se re ja vumë emrin “Tirona Intellectum” per keto arsye:
“Tirona” – për te evidentuar dhe theksuar me krenari, ne dialektin tone, emrin e qytetit tone te dashur, ashtu siç e thërrisnin te paret tanë.
“Intellectum” – jo vetëm sepse te gjithë nismëtaret janë intelektuale par excellence, te shkolluar madje dhe ne universitetet me prestigjioze te botes dhe me titujt akademike, por edhe sepse komuniteti jone ka pasur historikisht dhe ka intelektuale fisnike e njerëz te shquar, ndryshe nga etiketimet e bëra.
Harmonizimi i emrit tone dialektor dhe fjalës se bukur latine përcjell një mesazh simbolik.
Misioni i “Tirona Intellectum” është të evidentojë, të ruajë dhe të promovojë: Identitetin e qytetit, te komunitetit dhe të trevës tiranse; Vlerat dhe cilësitë e mira te tiransve si qytetarë; Vlerat historike të qytetit; Vlerat patriotike te popullit tirans; Trashëgiminë kulturore dhe artistike të qytetit dhe të komunitetit; Trashëgiminë arkitekturore të qytetit; Evidentimin e intelektualeve dhe veprimtarisë se tyre ne perhapjen e zhvillimit, kulturës dhe identitetit tirans.
Shoqata “Tirona Intellectum” do te ngrihet e funksionoje mbi baza integriteti, demokratike, transparente dhe te hapur. Te gjithë tiransit autoktone qytetare, por edhe ato te lindur e rritur ne Tirane, qe e duan Tiranen dhe janë gati për te kontribuar per te, konform misionit te shoqatës, janë te mirëpritur te bashkohen e te bëhen anëtare te saj.
Shoqata “Tirona Intellectum” se shpejti pritet te aprovohet nga Gjykata e Rrethit Tirane. Ajo ka dhe faqen e saj ne facebook me te njëjtën emër. Përurimi i saj do te behet me 26 nëntor, datën e ngritjes se flamurit ne Tirane. Jemi krenare qe nder nismëtaret janë dhe tre pinjollë te dy patrioteve tiranas, nënshkrues te Telegramit te Pavarësisë se Tiranes, Abdulla Gjinali dhe Haxhi Jusuf Banka. Jeni te mirëpritur te na bashkoheni ne këtë dite simbolike per Tiranen tone, por edhe te inaugurimit te shoqatës “Tirona Intellectum". Themeluesit, Prof As. Mirela Bogdani, Dr. Mirela Tabaku, Ing. Rudina Llagami, Prof. As. Enkelejda Gjinali, Ilir Mulleti, Sevim Arbana, Dott. Ing. Ardian Llagami, Ela Zela, Dr. Dashamir Vaqarri dhe Prof. Mira Farka”.