Një shqiptar i dërguar special nga UEFA për PSG-Liverpool

E mërkurë, 28 November 2018 19:19

Edhe pak orë na ndajnë nga starti i supersfidës midis PSG-së dhe Liverpool që do të zhvillohet në “Parc des Princes”.

Duke ditur rëndësinë e këtij takimi, UEFA ka vendosur të dërgojë gjyqtarë polakë për të vendosur drejtësi, por mes tyre do të jetë dhe një shqiptar.
Ai është ish-sekretari i Federatë Shqiptare të Futbollit, Eduard Dervishaj.
Aktualisht Dervishaj ka një post drejtuesi në Federatën Spanjolle të Futbollit.

UEFA ka vendosur që ai të jetë i deleguari në supersfidën mes PSG-së dhe Liverpool.

Ndërkohë arbitri kryesor do të jetë Szymon Marcinak, teksa do të ndihmohet nga Pauel Skolinci, dhe Tomas Listkieviz. Ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Radoslav Sijeka

 

 

auto_eduard-dervishaj_1543395718-92840621543419175.jpg

 

 

Modifikuar më E mërkurë, 28 November 2018 19:21
Login to post comments