Shpyllëzimi i Amazon në Brazil, pesë herë më i madh se Londra

E mërkurë, 28 November 2018 19:40

Shpyllëzimi në pyllin tropikal të Amazonës, në pjesën braziliane është rritur me 13.7 për qind nga mesi i gushtit 2017 deri në korrik 2018, sipas Institutit Kombëtar të Kërkimeve Hapësinore (INPE).

INPE tha se për shkak të shpyllëzimit në rritje, Brazili kishte humbur një sipërfaqe totale prej 7.900 km² të pyjeve tropikale, të cilat “Greenpeace Brazil” i vlerëson të jenë afër një milion fusha futbolli ose hapësirë pesë herë më e madhe se Londra – qyteti më i madh i Europës.

Brazili ka sipërfaqen më të madhe të pyllit tropikal të Amazonës në Amerikën e Jugut.

Sipas Greenpeace Brazil, shkaku i shpyllëzimit në rritje ka lidhje me qëndrimin e qeverisë braziliane.

OJQ-ja fajëson lobistët ruralë në Kongres për “kërcënimin e pyllit, popullit të saj dhe klimën e planetit”. Axhenda e lobistëve përfshin promovimin e të drejtave të fermerëve, zgjerimin e tokës së punueshme në vend.
Ministri i Mjedisit i Brazilit Edson Duarte tha në një deklaratë se prerja ilegale ishte faktori kryesor për shpyllëzimin në rritje. Ndërsa Observatori Klimatik i Brazilit, tha në një deklaratë tjetër se përveç ndërhyrjeve ilegale ishte sektori i mallrave në rritje që ishte duke kontribuar në shkatërrimin e pyjeve.

OJQ-ja e gjelbër gjithashtu paralajmëron se politika mjedisore e presidentit të ri të Brazilit, Jair Bolsonaro, mund të shkatërrojë më tej pyllin.

Lexo edhe këtë: “Lehtësi për shpyllëzuesit” – Brazil, Gjykata e Lartë miraton ndryshimet e ligjit që mbron Amazonën

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...