Kush është grupi nga Mali i Zi që tentuan të vrasin të ‘fortin’ e Shkodrës

Premte, 30 November 2018 09:47

Sulmi me bombë në Shkodër ishte nga më të frikshmit që kishte përjetuar ndonjëherë ky qytet. Gjithçka u shëndërrua si një arenë lufte gjatë tentativës për vrasjen e Lulzim Kullës.

Ndëkrohë ngjarja që tronditi Shkodrën pikërisht në përvjetorin e themelimit të Policisë së Shtetit, ku Lulzim Kullës iu vendos një moto-bombë me qëllim eleminimin fizik të tij, është transferuar në Tiranë dhe prej dhjetë ditësh po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Nga burime të “Shqiptarja” mësohet se dosja ka kaluar tek Krimet e Rënda pasi dyshohet se grupi i 3 atentatorëve të arrestuar për atentatin ndaj Lul Kullës të jenë përfshirë në disa ngjarje kriminale në Shkodër e një në Malin e Zi.

Çështja e atentatit me bombë ndaj Kullës, së bashku me katër dosje penale kanë mbërritur nga Shkodra në Tiranë, ku një grup hetimor tek Krimet e Rënda është ngarkuar për të verifikuar katër atentate të ndodhura në Shkodër dhe një në Malin e Zi, ku mësohet se është tentuar të vritet një shqiptar.

Mësohet se dhjetë ditë më parë në ambjentet e Gjykatës së Krimeve të Rënda është zhvilluar një seancë gjyqësore për vlerësimin e masës së arrestit për tre të arrestuarve për atentatin me moto-bombë ndaj Lulzim Kullës, ngjarje kjo e ndodhur në Janar 2018ms skruan shqiptarja.com. Të ndaluarit Endri Çopja, Argel Lulaj dhe Serxho Teta, kanë dalë para gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila ka rikonfirmuar masat e sigurisë “arrest në burg”. Tre të ndaluarit, u kapën pas një operacioni të kryer në shkurt 2018 nga prokuroria e Shkodrës, por pas 10 muaj hetime nga kjo prokurori, tashmë çështja në ngarkim të tyre është transferuar tek Krimet e Rënda.

Tre të ndaluarit dhe një person tjetër i arrestuar pak kohë më parë në Shkodër i quajtur Erogen Brajoviç (Bajri), dyshohet se janë implikuar në pesë ngjarje kriminale të ndodhura në Shkodër dhe Malin e Zi. Të gjitha këto atentate tashmë janë duke u hetuar në një dosje të vetme nga prokurori Arenc Çela. Dosja penale që sapo ka ardhur në Tiranë është rregjistruar për akuzën e “Vrasjes me paramendim”, vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim, “shkatërrimi i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Vepra penale këto që janë kryer për hakmarje. Për këtë ngjarje janë siguruar disa prova të dyshuarit kanë kryer dhe një krim në Malin e Zi, pasi siç mësohet nga prokuroria kanë kryer një atentat ndaj një shqiptari në Malin e Zi. Për këtë ngjarje, prokuroria ka shkëmbyer informacion me palën Malazeze, ku janë marrë të dhënat mbi dinamikën e realizimit të këtij atentati dhe fiksimit të provave materiale në vendgjarje.

Login to post comments