Personeli i Ambasadës amerikane në Tiranë është veshur çuditshëm me portokalli.
Misterin e ka zbuluar vetë ambasada në rrjetet sociale: Për të nderuar 16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore.
“Zhdukja e dhunës kundër grave dhe vajzave kërkon që të gjithë ne – qeveri, sektorë privatë, shoqëri civile dhe organizata fetare – të veprojmë… Shtetet e Bashkuara janë krenare që e kanë ndërmarrë këtë veprim ndaj “zhdukjes së dhunës me bazë gjinore në vendin e punës” - tema e këtij viti për 16 Ditët e Aktivizmit”, tha Sekretari i Shtetit Mike Pompeo.