Meteorologët japin alarmin, për sa i përket uljes drastike të temperaturave përgjatë ditëve të ardhshme në Europë.
Ata parashikojnë që në Britaninë e Madhe do të bëjë dimri më i egër që ka bërë në 70 vitet e fundit.
Sipas tyre, në Britaninë e Madhe rryma e ajrit që vjen nga Arktiku pritet të kalojë përgjatë shtetit dhe të zgjasë me javë të tëra.
Kjo do të shkaktojë reshje të shumta të borës e stuhi të panumërta.
Periudha e borës së madhe pritet të fillojë nga java tjetër e deri në mesin e dhjetorit.