Banorët e Unazës së Re që kundërshtojnë prishjen e shtëpive kanë nisur sot sërish protestën. Qytetarë të shumtë janë mbledhur në zonën e “Astir” dhe kërkojnë nga qeveria dhënien e dëmshpërblimit të plotë për pronat e tyre, që shemben nga ndërtimi i Unazës së Re.
Në protestë është i pranishëm kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i shoqëruar edhe deputetë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Familjarët që protestojnë sot në ditën e 27, thonë se po ndihen të kërcënuar nga persona që dikush ua dërgon në banesat e tyre dhe u thonë që të mos dalin në protestë.
Vijon..