Nga Halil Teodori
Ballkani është teritor Europian, që shtrihet në Jug-Lindje të Europës. Në gjuhën turke Ballkan do të thotë male. Europa e ka cilsuar ballkanin si vend luftrash dhe konfliktesh. Romania nuk eshte pjese e gadishullit por per arsye se kufizohet me shtetet e ballkanit cilsohet si Zonë Ballkanike. Në veri shtrihet Danubi si dhe Mesta, Struma, Vardari dhe Drini I Zi. Gjithe kjo zone është zonë Ilire.
Fillimisht ballkani ka qenë nën pushtimin Romak, jo vetëm ballkani por dhe më gjerë. Pushtimi Romak ka filluar në vitin 148 B.C dhe ka sunduar për 500 vjet.
Sllavët kanë ardhur në Ballkan nga viti 500 deri 1300. Mbas vitit 1300 gadishlli ka qenë i pushtuar nga Turqia. Kjo periudhë ka zgjatur rreth 500 vjet. Në fillim të viteve 1800 popujt e ballkanit e panë të arsyshme dhe kërkuan indipendencë. Të parët ishin Grekë që fituan indipendencë nga Turku në vitin 1821. Dhe më vonë deri në vitin 1908 vazhduan të marrin pamvarsi Mali I Zi, Serbia,Bullgaria dhe Romania. Në vitin 1878 u mbajt kongersi i Berlinit I cili u njohu pavarsinë Malit të Zi, Romania dhe Serbia. Ndërsa Maqedonia dhe Shqipëria vazhdonin të mbaheshin të pushtuara na turku.
Mbas viti 1912 duke e parë gjendjen mjerane në të cilën ishte katandisur Turqia , shtetet ballkanike si Greqia, Serbia , Mali I Zi dhe Bullgaria i shpallën luftë . Qëllimi I luftës ishte të uzorponin sa më shumë të ishte e mundur nga trojet shqiptare.
Me 8 tetor 1912 Mali I Zi filloi luftën për të marrë Shkodën. Me 17 tetor 1912 turku u fut në luftë me Bullgarin dhe me Serbin. Kurse me 18 po tetor Greku gjithashtu i shpalli luftë turkut. Si rezultat i kësaj lufte që u quajt lufta e parë ballknike Turku vazhdoi të mbaj Stambollin, Serbët Kosoven dhe Shkupin dhe grekët Selanikun. Megjithse konferenca e londrës e mbajtur me 3 dhjetor 1912 u mblodh për të vendos paqe dhe I këkoi turqisë të lironte tokat e pushtuara dhe të pagunte dëmet e luftës. Turku nuk pranoi deri në shkurt - maj 1913. Gjat kësaj periudhe të shkurtër kohore Greqia pushtoi Janinën . Konferenca e dyte për paqe u mbajt përsëri në Londër ne 20 maj 1913 dhe fuqitë e mëdhaja lejuan coptimin e Shqipërisë.
Kërkesat e përfaqësusve shqiptrë nuk u përfillën, nga të fuqishmit pjesmarrës në këtë konferenc.
Untitled Album
2 Photos
No automatic alt text available.