Driloni, destinacioni i fundjavës

Diel, 15 Prill 2018 21:15

Peisazhet e Drilonit janë të pangatërrueshme me asnjë pjesë tjetër të natyrës shqiptare.

Pamjet e bukura të ndërthurura me mjelmat që shetisin të shkujdesura në ujin e burimit janë dicka unike që mbetet atraksioni më i madh për vizitorët të cilët e zgjedhin këtë zonë si destinacionin e fundjavës.

“Është shumë bukur! Ne vijmë nga Laçi dhe lum Pogradeci që e ka”, thonë disa pushues.,

Kjo pjesë e Pogradecit mbetet ndër vendet më të frekuentuara.

Stina e ngrohtë ia shumfishon vizitorët Drilonit, ku natyra është treguar dorëlëshuar duke gërshetuar shumë elemente.

Login to post comments