Prokurori italian: Policia shqiptare, mjaft e butë me krimin

Diel, 02 December 2018 16:37

Prokurori italian, Nicola Gratteri, prej vitit 2016 është në krye të Departamentit të Antimafias italiane të Katanzaros në rajonin e Kalabrisë.

Prej vitit 1989, ai është nën mbrojtjen e shtetit dhe në linjën e parë të luftës kundër mafias kalabreze Ndrangheta.

Në një intervistë ekskluzive për Ora News, kreu i antimafias kalabreze shprehet se tashmë edhe mafia shqiptare renditet tek ato më të fuqishmet.

Nicola Gratteri: Mafia shqiptare është një mafia gjithnjë e në zhvillim në Europë dhe do të jetë mafia e së ardhmes. Mafia shqiptare po shtrihet gjithnjë e më shumë në Amerikën e Jugut. Në bashkëpunim me mafian kalabreze Ndrangheta është e aftë të importojë sasi të mëdha kokaine në Europë. Mafia shqiptare është gjithashtu mjaft e pranishme në prodhimin e marijuanës dhe tonelata marijuanë të trafikuara nga Shqipëria po pushtojnë Europën. E ne jemi shumë të shqetësuar.

Prokurori i Antimafias italiane shpreh shqetësimin e tij dhe për sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Nicola Gratteri: Ajo çka vëmë re është se për fat të keq sistemi gjyqësor në Shqipëri dhe lufta e policisë shqiptare në këtë drejtim është pak e butë. Ka shumë për të bërë në këtë drejtim. Shikojmë një sistem drejtësie majft të ngadaltë e jo në të njëjtin dimension me aktivitetin kriminal që ekziston në Shqipëri.

Por a investon mafia shqiptare në Itali?

Nicola Gratteri: Është e dukshme se mafiet e huaja që shesin drogë në Europë investojnë paratë e tyre e përfitimet nga aktiviteti kriminal në Europë dhe mafia shqiptare nuk bën përjashtim. Ne mendojmë se mafia shqiptare po investon dhe po blen në Europë.

Prokurori italian shton se ka të dhëna që pjestarë të Ndraghetës strehohen në Shqipëri.

Nicola Gratteri: Po ka ndranghetistë që fshihen në Shqipëri. Shkojnë në Shqipëri për aferat e tyre kriminale e rrinë të qetë sepse është më e lehtë për t'u fshehur në Shqipëri si persona në kërkim sesa në Itali.

prokurori_italian.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...