Një tjetër destinacion i shqiptarëve, Holanda është tendenca e re e azilkërkuesve

Hënë, 03 December 2018 08:32

Gjatë muajve të këtij viti kanë aplikuar për azil rreth 12,705 shqiptarë në vendet anëtare të Bashkimit Europian.

Franca kryeson në listën e vendeve në muajin shtator për numrin e aplikimeve, ndërsa në vend të dytë renditet Mbretëria e Bashkuar.

Ndërkohë, në Gjermani aplikimet janë në rënie për shkak të refuzimeve të shumta të kërkesave nga azilkërkuesit shqiptarë.

Sipas ‘Monitor’ është vënë re dhe një tendencë e re  nga azilkërkuesit shqiptar, aplikimet për në Holandë janë shumëfishuar, duke u renditur në vendin e tretë për sa i përket peshës së aplikimeve ndaj totalit të aplikimeve të shqiptarëve në vendet e BE-së. Sipas të dhënave nga Eurostat aplikimet për azil për herë të parë gjatë muajve gusht dhe shtator kanë qenë përkatësisht 130 dhe 200. Gjatë muajve të parë të vitit aplikimet drejt Holandës varionin nga 10 deri në 20 aplikime në një muaj.  Shqipëria renditet në 5 nacionalitetet me numrin më të madh të aplikimeve në Holandë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...