Moody`s parashikon 2019: Tregtia dhe investimet do bien, çmimet do të rriten

Hënë, 03 December 2018 16:11

Raporti i më i fundit i Moody`s për Shqipërinë, i siguruar ekskluzivisht nga Scan, dhe ku përfshihen vetëm shifra, indikatorë makro-ekonomikë për vendin tonë, jep një panoramë të qartë të asaj çka duhet të presim vitin e ardhshëm, sidomos në drejtim të financave publike.

Indikatori kryesor, ai i rritjes ekonomike, flet kështu për një normë në 4%, e pandryshuar në krahasim me raportin e kaluar. E njëjtë mbetet shifra edhe për vitin 2020. Sa i përket Prodhimit të Brendshëm Bruto për frymë, vitin e ardhshëm, sipas Moody`s projektohet në 5528 dollarë, nga 5215 që është në vitin aktual. Vitin 2020 ndërkohë projektohet në 5854. Në krahasim me raportin e kaluar, atë të fundit të Shtatorit, kemi të bëjmë me një zhvlerësim të vogël të projeksioneve.

Por, ndërkohë që në drejtim të ekonomisë në tërësinë e saj, pritet që 2019-ta të jetë shumë e ngjashme me 2018-tën, jo e njëjta gjë mund të thuhet për sektorë të veçantë, si tregtia. Ritmet e rritjes së tregtisë këtë vit, si në terma eksporti ashtu edhe në terma importi pritet të bien ndjeshëm në krahasim me vitet e kaluara. Kështu, rritja e eksporteve projektohet në vetëm 6.6% këtë vit, nga 17.5% të vitit aktual. E njëjta gjë vlen edhe për importet. Rënia e vrullit të tregtisë ishte parashikuar që në raportin e Shtatorit, por jo në këtë masë.

Një tjetër indikator në rënie për vitin e ardhshëm duket se do të jetë ai i investimeve bruto në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto. Sipas Moody`s, në 2019, ky indikator do të jetë më i ulët se 2018-ta, por edhe më i ulët se projeksionet e raportit të mëparshëm. Sa i përket ecurisë së çmimeve për 2019-ën, Moody`s vlerëson se ato do të rriten me një hap më të lartë se viti aktual, në 2.9%, nga 2.5% që vlerësohet në 2018. Borxhi publik në raport me PBB vlerësohet se do të bjerë shumë lehtë, në 67.7%; projeksion ky lehtë mbi ato të Shtatorit.

Një tjetër parashikim i Moody`s flet edhe për kursin e këmbimit mes Dollarit dhe Lekut. Monedha amerikane pritet forcohet mjaft lehtë kundrejt lekut, për të rënë sërish në 2020.

Modifikuar më Hënë, 03 December 2018 16:22

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...