Hungaria mbyll Universitetin e Sorosit

Hënë, 03 December 2018 22:59

Universiteti i Evropës Qendrore në Budapest tha se është “detyruar” t’i zhvendosë programet e tij prestigjioze në një kampus në Vjenë, pas një beteje të gjatë ligjore me Qeverinë e kryeministrit hungarez, Viktor Orban.

Michael Ignatieff, rektor i universitetit të themeluar nga miliarderi hungarezo-amerikan, George Soros, tha se “Universiteti i Evropës Qendrore është dëbuar”.

Universiteti tha se do t’i nisë programet e akredituara nga SHBA-ja në një vend të ri në Vjenë, nisur nga shtatori 2019

Universiteti tha se do ta mbajë kampusin në Budapest dhe se studentët që i kanë nisur studimet atje, do të mund t’i përfundojnë, shkruan rel.

I themeluar nga Sorosi në vitin 1991, Universiteti i Evropës Qendrore thotë se është bërë cak i një ligji të miratuar në Hungari në prill të vitit 2017, i cili ka vënë kërkesa të vështira për universitetet e huaja.

Universiteti i Evropës Qendrore është konsideruar prej Orbanit si një bastion armiqësor i liberalizmit.
Qeveria hungareze ka refuzuar të nënshkruajë një marrëveshje me autoritetet e SHBA-së për t’i lejuar Universitetit që të vazhdojë të veprojë në Budapest.

Modifikuar më Tuesday, 04 December 2018 10:12

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...