Keqpërdorimi i fondeve për festa – APP, urdhër institucioneve: S’ka tenderë për dreka dhe darka

E mërkurë, 05 December 2018 14:33

Asnjë institucion shtetëror nuk duhet të hapë tendera që kanë si objekt prokurimi drekat apo darkat festive. Urdhri vjen nga Agjencia e Prokurimit Publik, në prag të festive të fundvitit, duke u bazuar në praktikat e viteve të kaluar, ku shumë institucione përdornin fondet publike për organizimin e këtyre aktiviteteve.

“Autoritetet kontraktore duhet të mbajnë në konsideratë mirëpërdorimin e fondeve publike si një ndër parimet kryesore të legjislacionit të prokurimit publik me qëllim plotësimin e nevojave konkrete të tyre dhe uljen e shpenzimeve proceduriale”, thuhet ndër të tjera në dokumentin e APP-së që mban datën 4 dhjetor 2018.

Ky është viti i dytë që Agjencia e Prokurimit Publik tërheq vëmendjen e institucioneve për këto lloj tenderësh.

Një praktikë e ngjashme u ndoq edhe vitin e kaluar, ku përveçse u kërkua që të mos hapeshin procedura të tilla, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në datën 28 dhjetor 2017 njoftoi se Thesari do të bllokonte ekzekutimin e të gjitha pagesave për objekte të tilla prokurimi.

Vjet, vetën në 20 ditët e para të muajit dhjetor u hapën rreth 25 procedura të tilla prokurimi, ndërkohë që sivjet tenderët e shpallur në kuadër të festave të fundvitit lidhen vetëm me dekorimin e qyteteve apo blerjen e fishekzjarrëve.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...