Mijëra studentë të Tiranës dhe universiteteve të tjera nga e gjithë Shqipëria janë mbledhur në kryeqytet duke protestuar kundër qeverisë së Edi Ramës.
Protesta e tyre ka nisur nga kushtet ekonomike dhe tarifat e larta të vendosura nga qeveria Rama.
Por studentët nuk janë ndaluar.
Si në dhjetorin e vitit 1990, ata kanë hedhur parulla duke kërkuar që Shqipëria të jetë si e gjithë Europa.
‘Anullo vendimin. E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Arsim publik, jo privat. Të gjithë së bashku në bulevard, shkolla është e jona jo universitet privat’, janë disa prej thirrjeve të studentëve në këtë protestë madhështore në Tiranë.
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





