Pavarësisht numrit të lartë të pjesëmarrësve, protesta e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit nuk ka bllokuar lëvizjen e ambulancave, të cilat qarkullojnë për urgjenca në zona të ndryshme të Tiranës.
Një mjet spitali u detyrua të kalojë në rrugën ku janë mbledhur studentët, ndërkohë që këta të fundit u organizuan me shpejtësi për të liruar rrugën.
Kujtojmë se ditën e djeshme disa gazetarë dhe media pro-qeveritare u munduan të kritikojnë protestën e studentëve duke përdorur pikërisht bllokimin e auto-ambulancave në trafik, por përgjigjen e duhur e morën sot.