Përmes një deklarate shpërndarë mediave forumi për liritë akademike dhe autonominë universitare mbështet kërkesën e studenteve për heqjen e tarifës së provimeve për studentët përsëritës në universitetet publike.
“Një tarifë e tillë është jo vetëm e pa justifikuar nga çdo anë që ta shohësh pasi universitetet nuk kanë asnjë kosto shtesë për provimet e përsëritura por rëndon në mënyrë artificiale kostot e studimeve universitare të studentëve shqiptare.
Kërkojmë nga qeveria shqiptare që ta marrë seriozisht shqetësimin e studentëve dhe të plotësojë menjëherë jo vetëm kërkesën e tyre të drejtë për heqjen e tarifës por edhe për përmirësimin e kushteve të tyre të jetesës në konvikte si dhe të kushteve mësimore në auditore.” – thuhet në deklaratë.