Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka dalë në një deklaratë të dytë sot, duke thënë se së bashku me studentët do të ngrejnë 3 grupe pune për të zgjidhur pikat e tjera.
Por i menjëhershme ka qenë përgjigja e studentëve që po protestojnë prej shumë orësh aty. ‘Nuk ka negociata’, janë shprehur studentët duke kërkuar reformë dhe arsim publik falas.