"Qeveria shqiptare të mërkurën dha kërkesa nga studentët dhe anuloi një pagesë të dyfishtë për provime të përsëritura”. Kështu e nis artikullin e saj prestigjiozja amerikane The New York Times duke i bërë jehonë asaj që shumë nostalgjikëve ju kujtoi lëvizjen studentore të viteve 90.
Prestigjozja amerikane shkruan se mijëra studentë të universiteteve publike kanë bllokuar një rrugë kryesore në kryeqytet, Tiranë, duke protestuar përpara Ministrisë së Arsimit. “Ata thonë se do të bojkotojnë shkollën derisa kërkesat e tyre të pranohen. Protestat po zhvillohen edhe në qytete të tjera. Studentët duan të shkurtojnë gjysmën e pagesës vjetore prej 20,000 deri në 320,000 lekë ($ 180- $ 2,915). Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla njoftoi se pagesa e dyfishtë për provimet e përsëritura do të anullohej, por tha se qeveria nuk mund të bënte asgjë lidhur me tarifat” shkruan The New York Times.