Kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj, pritet në një takim nga Kryekontrollori i SHBA-së

E Enjte, 06 December 2018 22:38

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit,Bujar Leskaj takoi në Washington D.C. në zyrën e tij Kontrollorin e Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gene L. Dodaro, personaliteti më i rëndësishëm i auditimit suprem publik në botë.

Leskaj vlerësoi riaktivizimin e bashkëpunimit mes të dyja institucioneve të auditimit të lartë që nga viti 2012 dhe e informoi Kryekontrollorin amerikan për 10 risitë kryesore të zhvillimit të KLSH gjatë viteve 2012-2018, të tilla si ligji i ri integral i institucionit i vitit 2014, në përputhje me standardet e INTOSAI-t, përqëndrimi tek auditimi i performancës, 300 kallzime penale në 7 vjet, ose një kallzim në javë, ose dy herë më shumë se periudha 2004-2011, investimi tek auditimet e teknologjisë së informacionit, etj.

Në fjalën e tij, Dodaro vlerësoi punën impresionuese të Kryetarit të KLSH-së në reformimin e institucionit dhe në drejtim të zbatimit të standardeve ISSAI, si dhe falenderoi për botimin në shqip të standardeve të GAO-s, të përfshira në përmbledhjet “Yellow Book” dhe “Green Book”.

Qe nga viti 2015, ky është takimi i tretë zyrtar i dy drejtuesve të auditimit suprem publik të Shqipërisë dhe SHBA-ve në zyrën e drejtuesit të GAO-s në Washington, pas disa takimeve në Kongreset INCOSAI dhe në simpoziumet kryesore të INTOSAI-t.

Modifikuar më Premte, 07 December 2018 16:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...