Sipas studentëve ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka dhënë dorëheqjen por Edi Rama nuk e ka pranuar.
Ka qenë njëri nga studentët i cili sapo deklaroi në protestë se sipas informacioneve të studentëve Nikolla i ka paraqitur dorëheqjen Ramës.
Por studentët theksuan se janë aty për plotësimin e kërkesave tyre.
‘Sipas informacioneve Lindita Nikolla ka dhënë dorëheqjen por kryeministri nuk e ka pranuar.
Ne nuk jemi për të hequr ministren por plotësimin e kërkesave tona”, u shpreh ndër të tjera studenti.