Juristi i njohur Çlirim Gjata i ftuar në "Ekopolitikë" në Ora News tha se rritja e tarifave të studentëve prek pjesën më të madhe të shoqërisë që është e varfër.
Gjata: Tani e kanë kuptuar shumë mirë se kanë shkuar të paguajnë paratë ata. Në qoftë se ti bën një ligj për të rritur çmimin e bukës, ditën që shkon e blen e kupton si është ligji. Kështu është edhe reforma në arsim. Po i kërcet shumë rëndë xhepit dhe varfërisë së pjesës më të madhe të shqiptarëve sepse më të varfrit i çojnë në universitetin publik. Duke pasur një borxh kaq të madh, GDP-ja, vitet e kanabisit, etj po japin rezultatet. Mafia dhe droga nuk sjellin zhvillim, pasurojnë një grup shumë të vogël njerëzish.