Dy tubime do të mbahen sot në rrethin e Gjirokastrës. I pari në Bularat për nder të Konstandinos Kacifas, i cili bën ceremoninë e 40-ave dhe i dyti në qytetin e Gjirokastrës.
Gazetarja Brikena Metaj raportoi për “BalkanWeb” se policia e Gjirokastrës ka dhënë leje vetëm për zhvillim të një tubimi paqësor të “një grupi patriotësh”.
Organizatorët e këtij tubimi kanë kërkuar leje për zhvendosjen nga qendra muzeale e qytetit deri në hyrje të tij, në rrugën nacionale te “Ura e lumit”.
Nga ana tjetër polica e Gjirokastrës ka dhënë leje për organizimin e tubimit vetëm në “sheshin e Çerçizit” prej orës 11:00 deri në orën 13:00.
Kujtojmë se prej gati një muaji, mediat greke online kanë shpërndarë njoftimet mbi organizimin e udhëtimit të atyre që duan të jenë pjesë e kësaj ceremonie. Nga Greqia pritet që të vijnë autobusë me ek*tremistë në drejtim të Bularatit për të nderuar Kacifas, i cili u v*a pas disa orëve që q*llonte me a*më në drejtim të forcave të policisë shqiptare më 28 tetor.
Nga ana tjetër Policia a marrë masa për të shmangur incidentet, duke qenë se sot do të zhvillohet edhe tubimi i “patriotëve shqiptarë” për bashkëkombësit që janë vrarë në javët e fundit në Greqi.