Bizneset ulin qepenat: Kërkesat e studentëve janë të rëndësishme për të gjithë

Saturday, 08 December 2018 20:56

Përgjatë rrugës së Durrësit konstaton se shumë dyqane i kanë mbyllur qepenat.

Por pavarësisht kësaj protesta dhe kërkesat e studentëve janë vlerësuar dhe mbështetur nga bizneset që operojnë në këtë zonë. Ata shprehen se protesta dhe bllokimi i rrugës nuk ka ndikuar në shitjet e tyre pasi prej vitesh ata kanë pak fitime për shkak të rënies së ekonomisë dhe rritjes së shpenzimeve. Ndërsa i vlerësojnë kërkesat e studentëve më të rëndësishme se çdo impakt që mund të ketë pasur protesta te bizneset.

Qytetarja: Nuk është se ka ndikuar shumë sepse ne dhe më përpara kemi pasur promocione në dyqan dhe pak a shumë puna ka rënë edhe më përpara nuk është se ka rënë tani. Nuk e them dot se ka rënë për shkak të protestës.

Qytetari: Nuk ka ndryshim. Të rrinë sa të duan. Kanë të drejtën e vet. S'ka problem. E mbështes protestën.

Që prej disa ditësh Rruga e Durrësit është transformuar në një arenë protestash për studentët dhe ka qenë e bllokuar për qarkullimin e automjeteve.

Modifikuar më Saturday, 08 December 2018 20:56
Login to post comments