“S’ka kompromis” – Studentë protestojnë nesër para Ministrisë së Arsimit

Saturday, 08 December 2018 21:01

Studentët kanë vendosur të vijojnë protestën edhe ditën e nesërme. Të shumtë në numër ata janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit që në orët e para të mëngjesit e deri në orën 17:00 të pasdites.

Ata e mbyllën protestën me fjalët “Nuk ka kompromis, nuk ka negociata”.

Studentët pritet ta nisin protestën ditën e nesërme në orën 10:00 të mëngjesit dhe do mblidhen para Ministrisë së Arsimit.

Pas protestës ata kanë mbledhur mbeturinat e hedhura gjatë protestës dhe më pas janë larguar. Ata kanë zhvilluar sot ditën e pestë të protestës dhe kanë deklaruar se nuk do tërhiqen.

Login to post comments