Protesta e studentëve nuk do të ndalet as sot, publikohet axhenda

Diel, 09 December 2018 08:58

“Jo negociata, vetëm plotësim të kushteve!” Kjo është thirrja me të cilën studentët do të protestojnë sërish sot përpara Ministrisë së Arsimit.

Protesta shënon sot ditën e saj të gjashtë dhe intensiteti i saj si dhe pjesëmarrja kanë njohur vetëm rritje nga dita në ditë.
Të gjithë studentët janë ftuar të mblidhen në fakultetet e tyre në orën 8:30 deri në orën 9;30, prej nga ku do të bëhet nisja drejt Ministrisë së Arsimit.

Në orën 10:00 të gjithë do të jenë tek Ministria e Arsimit, ku janë ftuar të vijnë të gjithë ata që nuk kanë mundësi të shkojnë pranë fakulteteve.

“Studentë, të gjithë të bashkuar për të kërkuar me ngulm, plotësimin e kushteve”, thuhet në njoftimin e shpërndarë gjërësisht në rrjetet sociale.

auto_axhenda-dita-5-protesta-student1544338977.jpg

Login to post comments