Në ditën e gjashtë të protestës, studentët kanë deklaruar se nuk do të ketë tërheqje deri në plotësimin e kërkesave të tyre dhe se kjo protestë nuk ka asnjë lidhje me politikën. Protestës i janë bashkuar edhe studentët e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” të cilët kanë vendosur që ditën e sotme të mos protestojnë në Shkodër por t’i bashkohen protestës së studentëve në Tiranë.
Në pamjet e siguruara nga BalkanWeb shihet se studentët kanë edhe mbështetjen e qytetarëve. Një grua shihet në rrugë teksa duartroket studentët që marshojnë. Studentët janë shprehur se qeveria ka afat deri të martën për të plotësuar kërkesat e tyre. “Jemi të gjithë të bashkuar. Do i kërkojmë ministrisë dhe qeverise të njëjtat kërkesa me 8 pika. “Bashkohuni me ne, mos rrini në kafene,” "Jashtë politika, jashtë organizatat!', "Këtu nuk ka parti, ka vetëm rini!'. Por, aty ka spikatur paralajmërimi; grevë urie të martën, nëse s'plotësohen kërkesat.Deri të martën është ultimatumi dhe të martën është protesta më e madhe e parë ndonjëherë”- tha një nga studentët.