Pedagogu i Fakultetit të Shkencave, Jani Marka, ka tentuar të marrë fjalën, duke tensionuar situatën. Por, me forcë, të rinjtë e kanë shtyrë pedagogun e shumëpartive dhe e kanë nxjerrë jashtë radhëve të tyre. Vetë pedagogu Jani Marka ka pohuar për mediat se ka ndërruar disa herë parti, por “njeriu duke u rritur dhe piqet’, tha ai, duke u përpjekur të justifikojë arsyen pse e dëbuan forcë nga radhët e protestës. Çfarë kam bërë unë që s’më lanë të flisja?! Çfarë dëmi i kam sjellë unë protestës?! Ne jemi Lëvizja për Universitetin dhe kemi shkruar vetëm për të!"