Këshillat Studentor kanë bërë një deklaratë pas pretendimeve të nje pedagogu i cili nuk u lejua te flasë gjatë protestës së dites së sotme tek Ministria e Arsimit.
“Jani Marka , i cili është pedagog por është edhe anëtar i Organizatës Politike, organizatë me orientim politik neo komunist, u largua nga studentët për arsye se ka disa ditë që tentojnë të politizojnë protestën”, thuhet në deklaraten e tyre.
DEKLARATË E KËSHILLAVE STUDENTORE
Këshilli Studentor distancohet nga dhuna dhe sqaron: Jani Marka , i cili është pedagog por është edhe anëtar i Organizatës Politike, organizatë me orientim politik neo komunist, u largua nga studentët për arsye se ka disa ditë që tentojnë të politizojnë protestën. Ne jemi kundër përfshirjes së partive politike në këtë protestë. Ne duam plotësimin e kushteve tona dhe sduam asnjë ndikim. Kërkesat e studentëve janë të qarta. E përsërisim edhe njëherë që ne distancohemi nga cdo përdorim i dhunës dhe thirrjeve për dhunë. Faleminderit.