Skandali i Ri/Rama kërkon të kthejë Ushtrinë në Polici Shteti, dokumenti

Diel, 09 December 2018 16:21

Eshte skandaloze! Duke përdorur Sandër LLeshin, Edi Rama kërkon që Forcat e Armatosura të Shqipërisë ti përfshijë dhe ti kthejë në polici që të dalë në rrugë e të luajë rolin që tani e ka ekskluzivisht vetëm Policia e Shtetit.

Lleshi ka propozuar në mënyrë të fshehtë që në Ligjin e Policisë së Shtetit të bëjë dy ndryshime thelbësore, me anë të të cilave përfshinë ushtarakët e Forcave të Armatosura në policinë e rendit.

Sipas propozimeve të Lleshit, ‘për nevoja të veçanta mund të pranohen në Policinë e Shtetit, ushtarakë të Forcave të Armatosura dhe këto pranime do të bëhen me marrëveshje mes dy ministrave atij të Mbrojtjes dhe të Brendshëm’.

E sipas Lleshit, kjo gjë do të bëhet për nevoja të veçantë të bëjë përfshirjen e ushtarakëve në polici.

Kjo është pak a shumë mënyra se si presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan përdor ushtrinë në vend të policisë.

Më poshtë propozimi i Sandër Lleshit:

1.jpg

 

Modifikuar më Diel, 09 December 2018 16:32
Login to post comments