Në protestën e studentëve, u panë aktivë disa freshistëqemalstafas të Ramës. Këta luanin rolin e “parimorëve” në thelb grevëthyes. Të fotografuar në gjithë aktivitetet e Partisë Socialiste si lëpirës të vegjël, këta kishin rastin të na tregoheshin gjoja të pakënaqur nga qeveria e tyre (në turmë) dhe “parimorë” në drejtim të politikës, gjoja se donin lidhje me partitë (nënkupto opozitën se qeveria nuk mund të jetë kundër vetes në protestë. Tani mirë do ishte që debatin politik me të tijtë, Rama ta zhvillonte brenda strukturave të tij apo te FRESH-i i mbushur me bij sigurimsash e hetuesish e jo ta zhvillojë në vende të hapura gjoja për konsumim parimesh.