Një 40-vjeçar është vetëplagosur mbrëmjen e sotme me armë zjarri tip pistoletë, e për pasojë është dërguar me urgjencë drejt spitalit.
Sipas të dhënave paraprake të policisë, mësohet se ngjarja ka ndodhur në Velipojë dhe i plagosuri është shtetasi E. L. 40 vjeç.
Njoftimi i plotë:
Shkoder
Informacion Paraprak
Më datë 09.12.2018 , rreth orës 16:20 në Velipojë, shtetasi E. L. 40 vjeç, në banesën e tij është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë të cilën e mbante pa leje. Shtetasi E.L është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.