Pedagogu i Gazetarisë: Rama është shkaktari i vërtetë i dramës suaj

Hënë, 10 December 2018 09:12

Pedagogu dhe aktivisti i njohur Ervin Goci ka komentuar thirrjen e fundit të kryeministrit Edi Rama për “bashkëqeverisje” me studentët, të cilët protestojnë prej gati një jave kundër kushteve të këqija në universitete.

Në një reagim në rrjetet sociale, ai u bën thirrje studentëve që të t’i shkojnë në zyrë kryeministrit dhe ta ballafaqojnë me të gjitha “reformat” e kryera pas miratimit të Ligjit të Arsimit te Lartë.

Po ashtu, Goci thekson në reagimin e tij se ministrja Lindita Nikolla po reziston në këtë post sa për numër pasi sipas tij ajo e ka dhënë dorëheqjen me kohë.

Reagimi i plotë:

Kjo eshte “reforma”, qe ka bere Rama, te gjitha keto mrekulli, kane mbire pas miratimit te Ligjit te Arsimit te Larte. Ai thote se do te luftoje me pjeset e kalbura te Universitetit, po ne fakt po lufton me xhindet qe i kane rrethuar koken, dhe qe e bejne turfulloje ne zhgjenderr.
Meqenese ai ju ka ftuar te dashur studente, shkojini te dera me keto shifra te printuara, dhe na jep pak llogari thuajini.
Protesta te Ministria nuk ka me asnje funksion, Ministrja e ka dhene doreheqjen me kohe, po rrin aty sa te lodheni ju, po ne fakt po rri per numer aty.
Lexojini keto shifra dhe fakte, dhe mendoni se kush eshte shkaktari i vertete i drames suaj.

Ps : Grafiket vijne fale punes se organizates “Qendresa Qytetare”

Login to post comments