Nga adhuruesit e terroristëve nuk priten vepra të mira

Hënë, 10 December 2018 16:49
Imazhi i terroristit Çe Guevara te aktivistët e OP-së Imazhi i terroristit Çe Guevara te aktivistët e OP-së

Nga Kastriot Dervishi

Shqipëria vuajti prej një regjimi terrorist i llojit marksist-leninist, duke përjetuar në kufijtë e çdo durimi, një shkatërrim të paimagjinueshëm të vlerave të saj. Kostoja komuniste mbi Shqipërinë ka qenë shumë e madhe, si në humbje kohe, përçarje kombëtare, dëme ekonomike, dëme njerëzore, shkatërrim të inteligjencies, etj. Megjithatë, nuk qenka e thënë që vendi të shpëtojë nga kalbësirat komuniste e të mos ngelet peng i të shkuarës së zezë. Në protestën e ligjshme të studentëve, elementë të njohur si marksistë po përpiqen të përfitojnë politikisht. Megjithëse çirren nga mëngjesi e deri në darkë se nuk duan të kenë praninë e partive, vetë janë një sekt politik marksist-leninist që vetëm dëm mund t’i sjellë çështjes studentore. Hëpërhë komunistët e quajte veten “aktivistë të majtë”, përdorin figura si Qemal Stafa, Ernesto Çe Guevara, Karl Marksi, Antonio Gramshi, Roza Luksenburg. Si duket, e kanë lënë për një fazë të dytë nxjerrjen e idhullit të vërtetë, kryeterroristit të Shqipërisë, Enver Hoxhën.

Organizata politike (OP) është formuar në vitin 2012, ndërsa IKESH (Instituti për Kritikë dhe Emancipim Shoqëror) është “themeluar në vitin 2014 nga aktivistë të majtë”. Veprimet e këtij grupi kamuflohen gjoja me veprimtari studentore, për “mbrojtjen e punëtorëve”, etj, kur në fakt janë të mirëfillta komuniste, të drejtuara në radhë të parë kundër interesave jetike të vendit dhe kundër aleatit tonë strategjik Shteteve të Bashkuara të Amerikës (e sigurisht automatikisht duke qenë afër Rusisë).

Raportet dhe analizat e tyre për klasën punëtore të nxjerrin mallin e raporteve të grupeve komuniste të viteve ’30 për Kominternin komunist. Raportet e tjera për “proletarizimin” e fshatarësisë, po ashtu të nxjerrin mallin e kohës enveristë kur ngriheshin kooperativat bujqësore, shembuj historikë origjinale të diskriminimit njerëzor. Ndërsa hiqen si “socialistë europianë”, të rinjtë e grupimit përdorin simbole komuniste e nderojnë me grusht. Me skena prej karagjozësh të papjekur vizitojnë varre e bëjnë betime teatrale.

Sot po shpjegoj figurën e një idhulli të tyre, atij që i frymëzon, padyshim një prej banditëve më të njohur të botës Ernesto Çe Guevara (1928-1967). Ky terrorist ishte një revolucionar marksist, guerrilas, një prej armiqve më të mëdhenj të SHBA-së, lindur në Argjentinë dhe që u vra në Bolivi. Në vitin 1959 mori pjesë në përmbysjen e regjimit të Batistës në Kubë përkrah një terroristi tjetër si Fidel Kastro. Në vijim Çe drejtoi lëvizje terroriste në vende të tjera të Amerikës Latine. Fjalimet e tij vijnë të gjitha era gjak, krime e urrejtje ndaj SHBA-së. Ja disa nga shprehjet e fjalimeve të tij: “Urrejtja si element themelor i luftës sonë”, “urrejtja e dhunshme vë në lëvizje një makinë vrasëse gjakftohtë”, “dhuna është e pashmangshme”, “duhet të rrjedhin lumenj gjaku për krijuar socializmin”, “armiku imperialist (amerikan pra-shënim) duhet të konsiderohet si kafshë që vritet kudo ku ai shkon. Kështu do ta shkatërrojmë atë! Këta hiena duhen asgjësuar. Ne duhet të mbajmë gjallë urrejtjen tonë”.

Pikërisht figura e tij frymëzon Organizatën Politike që kërkon të fusë frymën komuniste te studentët e t’i largojë ata nga të drejtat që u takojnë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...